Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund pritja, trupi i pajetë i përket Emiliano Sala


Trupi i pajetë që u gjet në rrënojat e avionit të rrëzuar në Kanalin Anglez, i përket futbollistit Emiliano Sala.

“BBC” shkruan se policia e Dorset-it e ka konfirmuar identifikimin e trupit, mbrëmjen e kaluar duke i dhënë fund pritjes së gjatë prej gati tre javësh për të mësuar fatin e futbollistit.

“Trupi i sjellë Portland Port sot, të enjten 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala. Familjet e Sala dhe pilotit David Ibbotson janë përditësuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerë të ndërlidhjes së familjes të trajnuar posaçërisht”, kanë lajmëruar autoritetet.

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxjerrin atë vetëm dy ditë më vonë, për shkak të kushteve të vështira.

Nërkohë trupi i pilotit të avionit, David Ibbotson, nuk është gjetur ende.

Avioni i drejtuar nga Ibbotson në bordin e të cilit ishte dhe futbollisti Emiliano Sala, u zhduk në Kanalin Anglez më 21 janar. Sala sapo kishte firmosur një kontratë me klubin e Kardifit, prej 17 milionë eurosh.

Tifozët e Cardiff-it lanë lule jashtë stadiumit të Cardiff-it në nder të Emiliano Sala

Emiliano Sala (majtas) ishte në bordin e avionit të drejtuar nga piloti David Ibbotson (djathtas)

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *