Vendosni fjalën kyçe....

Kushëriri ngre dyshimet: Futbollisti Emiliano Sala është vrarë


Matias Gati, kushëriri i sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit të avionit, shprehet se Sala është vrarë.

“Emilianon e kanë vrarë. Në këtë histori ka disa gjëra që nuk kanë kuptim, është bërë gjithçka në mënyrë shumë të ngutshme. Dua të kuptoj se përse është detyruar të ngjitej në atë avion. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm dhe e kanë lënë të vetëm, asnjë përfaqësues nuk ishte me të”, theksoi kushëriri i lojtarit.

“Policia duhet të hetojë pjesët e errëta të kësaj historie, duam drejtësi. Ai duhej të kishte udhëtuar me atë avion në kusht të tjera, nuk e dimë as nëse mjeti ishte në gjendje të përshkonte La Manshin. Askush nuk do të na e kthejë mbrapsht, por nëse dikush ka gabuar, duhet ta paguajë”, është shprehur ai, raporton media Fox

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *