Vendosni fjalën kyçe....

A e lejoi një administrator i Champions League incidentin në ndeshjen finale?


Është e sigurt të thuhet se një administrator në veçanti, nuk do të jetë kandidat për punonjësin më të mirë të Stadiumit Wanda Metropolitano, pasi lejoi të hënën modelen Kinsey Wolanski të futej në fushë duke ndërprerë ndeshjen finale të Champions League.

Wolanski shkoi në 2.5 milionë ndjekës në “Instagram” brenda natës pas veprimit të saj. Mund të mos kishte ndodhur asgjë, në rast se një nga administratorët nuk do të tregohej pak më i kujdesshëm.

Modelja doli nga një seksion i përkrahësve të Liverpulit direkt pas golit të Alisson dhe u përpoq të kalonte rojen duke e mbytur me pyetje mbi stendën e reklamave në fushë dhe për ta bërë këtë duhej të kalonte pas tij.

Stafi i sigurisë, duke përfshirë edhe administratorin, shpejt e ndoqën Wolanskin në fushë, ku ajo u arrestua përfundimisht afër mesit të fushës. Por dëmi ishte bërë dhe videot u bënë virale në rrjet.

Punonjësi i stadiumit me siguri nuk do të bëjë të njëjtin gabim përsëri.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 

View this post on Instagram

 

That’s my FUCKING GIRLFRIEND 🤫 @kinsey_sue #vitalyuncensored

A post shared by Vitaly (@vitalyzdtv) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *