Vendosni fjalën kyçe....

Teksa jepte lajmet, gazetarja vizitohet nga një “mysafir” i këndshëm (Video)


Një folëse lajmeve për një TV amerikan u ndërpre nga një mysafir i papritur, djali i saj i mitur, teksa fliste për sulmet turke ndaj kurdëve në verilindje të Sirisë.

Courtney Kube e “MSNBC” po raportonte për sulmet e Turqisë kur e folura e saj u ndërpre nga Ryan, djali i saj katër vjeçar, i cili u shfaq në krah të saj. E hutuar përkohësisht, folësja kërkoi ndjesë duke thënë: “Më falni, fëmijët e mi janë këtu – televizion live!”

Ajo iu kthye menjëherë lajmit teksa në ekran u shfaq një hartë e Sirisë, me sa duket duke i dhënë regjisorit kohën e mjaftueshme për të larguar djalin e mitur.

Ndërprerja rrëmbeu zemrat e mijëra shikuesve që e shpërndanë klipin në mediat sociale, duke e përshëndetur atë si një “moment të ëmbël” dhe tregues i luftës së vazhdueshme me të cilën përballen disa nëna që kujdesen njëkohësisht për fëmijët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *