Vendosni fjalën kyçe....

Pse policia po i fsheh aksionet antikanabis?


Hashtag.al ka siguruar informacione se gjatë kësaj jave në aksionet e zhvilluara nga Policia e Fierit në Mallakastër ditën e hënë, me datë 27.05.2019, janë gjetur parcela me kanabis.

Bëhet fjalë për dy sera me afro 1000 bimë me sistemin e vaditjes me pika, me një lartësi rreth 40-60 centimetra. Ndërkohë për mediat nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me kapjen e kësaj sasie droge.

3 ditë më vonë, më 30.05.19 është gjetur përsëri një parcelë me 250 bimë të lartësive nga 30-60 centimetra dhe sërish nuk është shpërndarë asnjë informacion për mediat.

Po kështu duke nisur nga dita e sotme, Interforza ka nisur monitorimin nga ajri në zonën e Fierit dhe lumin e Vlorës për kanabis të mbjellë në këto territore dhe sërish nuk ka asnjë informacion për mediat.

Mos ka vallë një urdhër, që aksionet antikanabis të mos raportohen në media për publikun?