Vendosni fjalën kyçe....

3 grabitje në një ditë, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec


Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.

I arrestuari me inicialet D.R, banues në Pogradec, akuzohet se më 16 maj ka vjedhur një televizor. Dy ditë më vonë, më 18 maj ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit me inicialet A.K, ndërsa ka vjedhur disa orendi në një pallat dhe në një kopësht fëmijësh në të njëjtën ditë.

“Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 16.04.2019, në lagjen nr 4, ku ky shtetas ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases V.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasit të mësipërm iu dokumentua autorësia me prova ligjore edhe për 3 vjedhje të tjera të ndodhura në datën 18.05.2019, ku 25 vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.K., si edhe ka vjedhur disa orendi e materiale të ndryshme në një pallat dhe në një kopësht fëmijësh, në lagjen nr 2 në Pogradec.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *