Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet ndaj ish-deputetëve të PD-së


Prokuroria ka nisur hetimin ndaj disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përplasjen e ndodhur brenda mjediseve të të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas organit të akuzës, në pamjet që janë publikuar me video, duken sesi disa ish-deputetë futen në mjediset e policisë dhe sillen në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve.

“Në pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin, Anton Frrokajn hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.

Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.” – thuhet në njoftim.

Ky hetim ka filluar pas protestës së datës 16.02.2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *