Kryesia e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhjen e saj të parë pas Asamblesë së ditës së djeshme.
Kreu i partisë Edi Rama bëri thirrje tpër një angazhim të ri dhe të plotë nga të gjithë anëtarët e partisë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.
Mbledhja u fokusua në strategjitë dhe planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Rama ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të “zbrisnin në bazë” dhe të forconin lidhjet me strukturat lokale dhe elektoratin.
Mbledhja e kryesisë u mbajt pas Asamblesë së PS-së, ku ishin diskutuar planet e mëtejshme dhe strategjitë për periudhën e ardhshme. Ky ishte rasti i parë që kryesia u mblodh në formatin e saj të ri, pas ndryshimeve të bëra në strukturat e partisë gjatë asamblesë.