Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Soreca përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese


Kreu i Shtetit ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Open” në Top Channel, duke thënë se disa diplomatë të huaj janë treguar të njëanshëm duke mbështetur kryeministrin Rama dhe duke u shndërruar në justifikime për Ramën, teksa ky i fundit, sipas Metës, shkel sistematikisht ligjin.

Ndër të tjera Meta u shpreh për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca- n se është përgjegjës për situatën në Kushtetuese.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca”, u shpreh presidenti i vendit.

Më tej shtoi se “Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre. Këta ambasadorë po dëmtojnë Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjë gjithçka. Një fjalë nuk thanë ambasadorët që duhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *