Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së zbulon planin e protestave të opozitës së bashkuar (Video)


Opozita e bashkuar do zhvillojë protesta pa ndërprerje nga 25 maji deri më 30 qershor.

Kjo është ajo që ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, më emisionin Tempora në Ora News.

“Do të jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria. Do të ketë shumë forma proteste. Do të jetë një protestë afatgjatë Mund të vazhdojë. Dhe nga 25 maj protestat do të jenë pa ndërprerje deri më 30 qershor. Protesta do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do të protestojnë të gjithë grupet e interesit, të gjithë opozitarët. Kryeministri nuk ka alternativë tjetër.” – tha Biberaj në Tempora.

Më tej ai shtoi se zgjedhje moniste me një parti nuk do ketë më në Shqipëri, duke shtuar se edhe ndërkombëtarët do ndryshojnë qëndrim.

“Çdo njeri në botë e di që nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një palë sepse shkojmë në monizëm. Edhe sot gjysma e njësive vendore, gati kanë vetëm një kandidat. Çdo njeri e ka të qartë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve shpesh është qëndrim shumë konjuktural. Dihet që ndërkombëtarët punojnë me qeverinë.   I dimë këto qëndrime sepse kemi punuar me faktorin ndërkombëtar, por qëndrimi i tyre do të ndryshojë. Opozita është në të drejtën e saj  për të protestuar dhe realizuar qëllimin e saj përmes protestave.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *