Vendosni fjalën kyçe....

“Saimir Tahiri i akuzuar për drogë lihet i lirë, ata që duan zgjedhje të lira futen në burg” – PD


Gjykata ka lënë në burg 20 nga 50 personat e arrestuar pas protestës së 11 majit. 11 protestues të tjerë u lanë në arrest shtëpie ndërkohë që 19 të tjerët gjykata dha detyrim paraqitjeje.

Vendimi u prit me protesta nga ana e familjarëve të cilët ishin të pranishëm në seancë ndërkohë që Partia Demokratike e quajti gjyqin politik.

Familjarët hodhën akuza në drejtim të gjyqtarit të çështjes, Arben Micko, duke e quajtur atë vegël të Edi Ramës.

Ndërsa ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Spaho, tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge hetohet në gjendje të lirë kurse ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme futen në burg.

“Nuk presim gjë tjetër nga veglat e Edi Ramës. Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge hetohet i lirë, ndërsa ata që luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme futet në burg. Ky është një gjyq politik.  Sahit Dollapin e goditën  me plumb plastik dhe e rrahën me shkop gome. Keni dëgjuar ndonjë arrestim të ndonjë polici. Fundi i Ramës është i padiskutueshëm.” – tha Spaho në dyert e gjykatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *