Vendosni fjalën kyçe....

Disa po digjeshin të gjallë në avion, të tjerët bllokonin daljen duke shpëtuar valixhet (VIDEO)


Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i shpërthimit në flakë të avionit në Rusi, që mori jetën e 41 personave. Ndërkohë disa video nga incidenti qarkullojnë në rrjet, ku një pjesë e udhëtarëve shihen teksa rendin pas valixheve të tyre, ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve brenda në avion po digjeshin të gjallë.

Sipas “Metro.co.uk”, koha u harxhua më kot. Në vend që të nxitonin drejt daljes, një pjesë e njerëzve nxituan të merrnin valixhet e tyre duke shkaktuar vonesa dhe duke penguar daljen për të tjerët që kërkonin vetëm të shpëtonin.

Eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas thotë se kjo sjellje e pasagjerëve ka shkaktuar probleme të mëdha, sepse ata e kanë bërë të vështirë për të tjerët që të largohen.

“Ajo që është me të vërtetë shqetësuese këtu nëse shihni pamjet, mund t’i shihni ata që mbajnë valixhet … disa madje bënin dhe video”, tha Thomas, citon news.com.au.

“Kjo është një situatë ku udhëtarët marrin çantat e tyre, në vend që thjesht të zbresin nga aeroplani, gjë që ka shkaktuar tragjikisht…  jetët e njerëzve të tjerë”, vijon ai.

Një tjetër video e një pasagjeri të quajtur Dmitry Khlebushkin, ka shkaktuar debat në rrjet. Ai ishte parë më çanta duke u larguar nga avioni dhe më pas u ankua për kamerat për shërbimin e linjës ajrore që nuk e rimburseu për biletën.

Ai u tha gazetarëve se në linjën ajrore punonin “njerëz të pashpirt dhe joprofesional”.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan qëndrimin e tij, duke e konsideruar atë të “pashpirt”, që mendonte për rimbursimin e biletës kur 41 njerëz kanë humbur jetën, ndërkohë që ai u bllokonte rrugën duke marrë valixhet. Vetëm 37 nga 78 prej personave që ndodheshin në bordin e avionit, kanë mbijetuar nga ky incident.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *