Vendosni fjalën kyçe....

Papa Francesku viziton Shkupin, qytetin e lindjes së Nënë Terezës


Papa Francesku do të vizitojë në dy ditët në vijim Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa parashikohet edhe një vizitë në qytetin e Shkupit, ku lindi Nënë Tereza.

Mediet maqedonase shkruajnë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar ditë më parë se vizita e e kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup, qytetin e lindjes së Nënë Terezës së Shenjtë është historik si dhe mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.

Ndërkaq në Bullgari ka debate mbi mënyrën e organizimit të pritjes së Atit të Shenjtë, duke detyruar Kishën Ortodokse Bullgare që të deklarojë se pritja e tij po bëhet nga

“Reuters” shkruan se një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor të Papa Franceskut është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse si pjesë e planeve të Vatikanit

Bullgaria, vend prej 7.1 milionë banorësh ka rreth 58.000 katolikë, ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka vetëm 15.000 katolikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *