Vendosni fjalën kyçe....

Bieber sulmon Eminem-in: Ai nuk e kupton gjeneratën e re të reperëve!


Justin Bieber Eminem

Justin Bieber ka sulmuar Eminem-in, duke thënë se ai nuk e kupton gjeneratën e re të muzikës rap. Bieber bëri një postim në rrjetet sociale për reperin 46 vjeçar, ku tregon se po dëgjonte këngën “The Ringer” të tij nga albumi i tij i fundit “Kamikaze”.

Në këtë album, Eminem sulmon mes rreshtash disa prej reperëve, si Machine Gun Kelly, Joe Budden, Lil Yachty, Lil Xan dhe Lil Pump.

Bieber u ka dalë atyre në mbrojtje, duke thënë se Eminem ka mbetur prapa kohe.

“Më pëlqen rryma e Eminemit, por nuk më pëlqen që ai i ngacmon reperët e rinj.

Më pëlqen brezi i ri i rap, ai thjesht nuk e kupton atë”, shkruan Bieber.

“Daily Mail” shkruan se ka kontaktuar me Eminem dhe Bieber për komente, lidhur me postimin, por asnjëri nuk është përgjigjur.

Ky postim i këngëtarit mund t’i kushtojë shumë lidhur me marrëdhëniet me Eminem, pasi dy artistët flitet se më parë kanë patur marrëdhënie të afërta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *