Vendosni fjalën kyçe....

Trump emëron Craft si ambasadore në OKB


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paraqiti zyrtarisht emërimin e Kelly Craft si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Kjo pozitë e rëndësishme në SHBA ka qenë e hapur për muaj të tërë, pasi Nikki Haley dha dorëheqje nga ky post në fund të vitit 2018.

Trump në muajin shkurt njoftoi se kishte për qëllim të emërojë në këtë pozitë Kelly Craft, e cila aktualisht është ambasadore e SHBA-së në Kanada.

Diplomatja amerikane ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë administratës së presidentit, Xhorxh W. Bush.

Ajo është gruaja e miliarderit Joe Craft. Të dy mbështetën fushatën presidenciale të Trumpit në vitin 2016 dhe janë donatorë të rëndësishëm të Partisë Republikane.

Pas emërimit nga ana e presidentit Trump, diplomates Craft tash i duhet konfirmimi edhe nga ana e Senatit amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *