Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Shkodër një granathedhës e arsenal armësh, në kërkim 50-vjeçari (Video)


Policia e Shkodrës ka sekuestruar një arsenal armësh, pas kontrollit në një banesë në fshatin Luarëz. Operacioni kishte të bënte me zbardhjen e ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në Velipojë, ku pati të shtëna armësh.

Pas kontrollit në disa banesa, në njërën prej tyre në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale G.S., ka gjetur një granathedhës si dhe një arsenal armësh.

Personi në fjalë është shpallur në kërkim nga policia që dyshon se arsenali i gjetur në këtë banesë mund të jetë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale në këtë qytet.

Njoftimi i policisë

Velipojë -Shkodër – Operacioni policor i koduar  “Luarëz”

Sekuetrohet Granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie, Shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër  në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, ku shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Shkodër dhe të FNSH Shkodër rrethuan zonën në një perimetër të gjerë, grupi hetimor mori informacion se autorët e mundshëm kanë lëvizur në drejtim të fshatit Luarëz dhe se mund të jenë fshehur në banesat e këtij fshati.

Në bazë të këtij informacioni, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të  mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”.

Gjatë operacionit Policia ka ushtruar  kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të  shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit  G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar  një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë  që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *