Vendosni fjalën kyçe....

“Bindja Demokratike s’është ende parti politike, regjistrimi në zgjedhje shkel ligjin” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar shkeljen e ligjit me regjistrimin e partisë Bindja Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Zgjedhket në PD, Ivi Kaso, ka deklaruar se uzurpimi i KQZ-së nga ana e Ramës, ka të bëjë me shpikjen e rregullave sipas qejfit të kryeministrit sa herë që ka zgjedhje.

Kaso theksoi se Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhje në kundërshtim me ligjin duke qenë se vendimi i regjistrimit të saj nuk ka marrë ende formë të prerë.

Ndërsa theksoi se më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në vend.

“Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.

Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.

Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!” – tha Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *