Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Shqipëria ka probleme me të drejtën e pronës, BE po monitoron situatën


Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Ai shprehet se BE po i monitoron atë.

“Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre.

Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin. Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente  në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash.

Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standartet ndërkombëtare”- u shpreh Hahn në në intervistë për Deutsche Welle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *