Një 38-vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë djegur dy makina gjatë orëve të para të mëngjesit në këtë qytet.
I arrestuari është shtetasi me iniciale M.T, 38 vjeç. Në njoftimin e policisë, thuhet se 38-vjeçari u ka vënë flakën gjatë natës, 2 makinave të parkuara në rrugën “5 Maji”.
Ndërsa dyshohet të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera djegie makinash.
” Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Zjarrvënësi”.Policia e Elbasanit zbadh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit.
Arrestohet në flagracë 38 vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirë-organizuar dhe intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Zjarrvënësi”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.
Nga veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:
Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .
Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.
Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.
Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, thuhet në njoftimin e policisë.