Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e policit në Gramsh (FOTO)


Gjatë orëve të natës është djegur makina e një efektivi policie në qytetin e Gramshit. Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është  në pronësi të shtetasit me iniciale Y.T., punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ato të kriminalistikës të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e djegies së automjetit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *