Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrje në Fushë-Krujë, shënjestra prej katër ditësh mbahej i mbyllur


Foto ilustruese

Prej katër ditësh një person mbahej peng në zonën e Fushë Krujës. Policia ka ndërhyrë dhe e ka liruar personin, emri i të cilit nuk zbulohet i plotë por jepen vetëm inicialet e tij B.Z. Ai është një 29-vjeçar nga Fieri, prandaj dhe operacioni i poliisë është realizuar në bashkëpunim me policinë e Fierit.

Gjatë operacionit të koduar “Plugu”, është arrestuar pengmarrësi me inicialet E.M, 24-vjeç, banues në Nikël si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me inicialet B.XH.

Sipas policisë, personi mbahej peng për qëllime përfitimi material.

Detajet e policisë:

Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.

 Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M., 24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *