Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re nuk ndalen: Rama ka nisur arratinë, do largohet si frikacak


Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestën e tyre që shënon 5 muaj qëndresë. Ata protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre nga zgjerimi i rrugës.

Pas publikimit të skandalit në Unazën e Re, punimet janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa ata kërkojnë anulimin e gjithë projektit.

Ata kanë deklaruar se nuk do e ndalin qëndresën e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama. Ndërsa kanë denoncuar ministrin Lleshi se kërkon t’i fusë në konflikt me qytetarët e tjerë.

Në mbështetje të tyre ishte edhe ish-deputeti demokrat, Balliu, i cili tha se orët e Ramës në krye të qeverisë janë të numëruara.

“Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës. Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë  në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re.”, tha Balliu.