Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet babai i Messi-t, aksidentoi të riun me motoçikletë


Babai i Lionel Messi-t është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia e Rosarios në Argjentinë. “Mirror” shkruan se  Jorge Messi ka përplasur me makinë një motorçiklist. 26-vjeçari thuhet se ka mbetur i pavetëdijshëm në vendngjarje.

Ai u dërgua me autoambulancë në spital, ndërsa babai i Messit është dërguar në paraburgim në stacionin policor në Rosario. Por para se të dërgohej në komisariat ka bërë analizën e alkolit, për të parë nëse ka qenë i dehur apo jo. Por policia nuk e ka zbuluar këtë detaj.

Zyrtarë të spitalit ku është shtruar i plagosuri, kanë treguar se ai nuk ka marrë plagë serioze. As Messi dhe as babai i tij nuk kanë bërë asnjë koment për ngjarjen.

Kujtojmë se në vitin 2016-të, Jorge u gjet fajtor për mashtrime tatimore në një gjykatë spanjolle në së bashku me djalin e tij. Dënimet me burg u reduktuan më vonë në gjoba.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *