Vendosni fjalën kyçe....

Legjenda e futbollit shtrohet me urgjencë në spital, pak pas spektaklit me Mbappe


Legjenda e futbollit brazilian dhe aitj botëror, Pele, është shtruar me urgjencë në një spital në Paris, pas shfaqjes së simptomave të një “etheje të fortë”, pak orë pasi mori pjesë në një aktivitet promovues me futbollistin francez, Kylian Mbappe.

Sipas raporteve të “RMC Sport” të Francës, Pele pati edhe të forta pas spektaklit dhe u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme. I njëjti burim mediatik tha se Pele ka kaluar një “krizë tetanozi”.

Gjendja e 78-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet që brenda pak ditësh të dalë nga spitali.

Pele, i cili mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit, ishte në kryeqytetin francez të martën për një ngjarje promovuese me yllin e Paris Saint-Germain, Mbappe.

Pele u shfaq në shëndet të mirë gjatë spektaklit, duke bërë shaka se shpresonte që Mbappe një ditë do të bashkohej me Santosin e Brazilit, klubit brazilian me të cilin Pele ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *