Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mund Teutën në Kupë, dhe kualifikohet në gjysmëfinale


Reginaldo i jep fund frikës së Ramdan Ndreut dhe shpresave të Teutës me golin që vendosi suksesin 1-0 në Elbasan Arena, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Pas atij barazimi dramatik 2-2 në ndeshjen e parë, për teknikun e kuksianëve ishte shansi i fundit për të insistuar të shpëtojë sezonin me një trofe, që do të kishte vlerë edhe për të personalisht.

Goli i mozambikasit e bën Kukësin ekipin e fundit që pret një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke i dhënë temp një ndeshje të luajtur kujdesshëm nga të dy skuadrat.

Rezultati me golat në fushë kundërshtare e kishte bërë Kukësin të luante në pritje, gjë që u mundua ta shfrytëzonte Teuta me Bushiç, por pa sukses.

Ndoshta Shkëmbi kishte menduar sulmin e plotë në 45 minutat e dyta, por goli i minutës së 61, në asist perfekt të Cordeiros komplikoi keq idetë e durrsakëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *