Vendosni fjalën kyçe....

Konsiderohej si bos droge në Itali, arrestohet në Gjermani pas dy viteve në arrati


Policia Federale e Gjermanisë ka vënë në pranga një shqiptar, i cili u arratis para dy vitesh nga Italia edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për Artan Seferi, 32-vjeç, ku arriti të largohej nga shteti i Italisë me anë të ndihmës së miqve që i kishte në Gjermani, por arratisja e tij nuk zgjati shumë.

Sipas mediave italiane, Seferi konsiderohej si një ‘bosët’ e drogës dhe puna e tij ishte e shtrirë në disa zona si në Padova, Vicencës dhe Trevisos, ndërsa shiste drogë të llojit kokainë dhe heroinë.

Seferi shkoi si emigrant në qytetin e vogël të Rhineland në Gjermani dhe u arrestua ditët e fundit në Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Policës së Padovës dhe Policisë Federale të Gjermanisë.

Ai tashmë do të përballet sërish me akuzat të reja në shtetin italian pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *