Vendosni fjalën kyçe....

Doni një pasaportë evropiane? 12 vendet ku mund të blini nënshtetësinë


Ato janë quajtur ‘Viza e Artë’ dhe janë dera kryesore, për të hyrë në Bashkimin Evropian: ato janë pasaportat për shitje, të vëna në dispozicion nga 12 vende të BE-së në këmbim të një investimi të konsiderueshëm.

Një dokumentim serioz mbi këtë çështje, janë hetimet nga Projekti i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Occrp) në bazë të të cilit Transparency International po përpiqet të ushtrojë presion mbi vendet e BE-së për të pezulluar praktikën apo për të intensifikuar kontrollet. Vendet në botë që zbatojnë këtë sistem janë 20 (duke përfshirë SHBA) dhe 12 prej të cilave janë evropiane: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Monako, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një numër që mund të rritet me fillimin e programeve nga Mali i Zi dhe Armenia dhe (siç thuhet) në të ardhmen edhe nga Italia. Që Italia do të hyjë në lojë, tani për tani nuk ka dëshmi konkrete, përveç faktit se në dhjetorin e kaluar u prezantua “Investor Visa for Italy”, një program që lejon qytetarët e vendeve jo-evropianë që të aplikojnë për vizë, por jo shtetësi, as pasaportë për një investim të konsiderueshëm.

Në vende të ndryshme të botës ku praktika është duke u zhvilluar, kërkesat për pasjen me pasaporta të BE-së ndryshojnë nga vendi në vend, por në thelb janë të ngjashme: një investim i konsiderueshëm. Ajo çfarë ndryshon, thotë jo pa përbuzje, raporti Transparency International është “çmimi i kartës”; në Austri, ku nuk ekziston një program real i Vizave të Arta, shtetësia akoma u jepet atyre që “kanë meritë të jashtëzakonshme” ndaj Republikës, ose investojnë një minimum prej 10 milionë euro; në Mbretërinë e Bashkuar ose në Qipro, 2 milionë janë të mjaftueshëm (mes qipriotëve tashmë është edhe Oleg Deripaska, miliarderi rus me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin); Malta kërkon 1.2 milionë, ndërsa Portugalia i pajis me shtetësi ata që investojnë një milion, ose 500 mijë në pasuri të paluajtshme ose ata të cilët fillojnë një aktivitet që i jep punë të paktën 10 personave.

Më të lira janë Greqia dhe Letonia, duke kërkuar vetëm 275 mijë euro dhe një vendbanim të përhershëm, gjë e cila i ka kthyer në shtëpi të dytë shumë pasanik por jo persona ekstremisht të pasur, në një masë aq të madhe sa Letonia, e cila fillimisht kërkoi vetëm një investim prej 70 mijë euro, duhej të rriste çmimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *