Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet me qindra të vdekur, “Boeing” njofton ndryshimet në softuer


Pas dy aksidenteve të rënda që shkaktuan mbi 340 viktima, kompania “Boeing” ka bërë ndryshime në softuerin e avionëve MAX 8.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se aksidentet si këto të mos ndodhin asnjëherë”, ka thënë Mike Sinnett, nënpresidenti i Departamentit për Zhvillimin e Ardhshëm të Aeroplanëve në këtë kompani.

Edhe pse ende nuk është përcaktuar zyrtarisht shkaku i aksidenteve të “Boeing”, sipas “BBC”-së dyshohet se fajtor është pikërisht sistemi i softuerit.

Sipas kompanisë, sistemi i ri softuerik do t’iu japë pilotëve më shumë kontroll.

Incidenti i parë ka ndodhur më 29 tetor 2018. Vetëm dymbëdhjetë minuta pasi një avion “Boeing 737 Max 8” i linjës ajrore indoneziane pothuajse krejt i ri u nis, filloi të zhytet me shpejtësi në Detin Java, duke marrë jetët e 189 njerëzve.

Më pak se pesë muaj më vonë, më 10 mars 2019, një tjetër “Boeing 737 Max 8”  i Linjës ajrore të Etiopisë gjashtë minuta pasi u ngrit nga aeroporti Addis Abeba, u përplas në tokë me shpejtësi 700 kilometra në orë (435 milje në orë). Kjo përplasje vrau 157 njerëz.

Të dyja incidentet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, ndërsja një hetim për incidentin e parë ka zbuluar se një problem në sistem ka detyruar avionin të ulë hundën më shumë se 20 herë përpara se të përplasej në det duke vrarë 189 pasagjerë dhe ekuipazhin.

Pas këtyre incidenteve , më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë lënë jashtë shërbimit në gjithë botën.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *