Vendosni fjalën kyçe....

“Shefi i madh është jashtë, vjen nesër” – Salianji: Ai është Fatmir Xhafaj


Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar një tjetër audio-përgjim ku dëgjohet biseda e ish-drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi, me dëshmitarin Fredi Alizoti.

Në audio-përgjim dëgjohet Nushi që i thotë Alizotit se “shefi i madh” është jashtë vendit dhe mund të vijë nesër.

Salianji deklaroi në konferencën për mediat se në kohën kur Nushi i thotë Alizotit se “shefi i madh” është jashtë,. Xhafaj, ka qenë në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Shefi është jashtë. Ka deleguar kompetencat. Ka mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.” – dëgjohet Nushi që i thotë Alizotit në audio-përgjimin e publikuar nga Salianji.

Ish-deputeti deklaroi se Partia Demokratike do kallëzojë penalisht ish-drejtuesit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe prokurorët e “Dosjes Xhafaj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *