Vendosni fjalën kyçe....

“Kongresi i PS-së tregoi grahmat e fundit të Edi Ramës” – Lubonja


Analisti Fatos Lubonja ka komentuar kongresin e Partisë Socialiste të së shtunës.

Sipas Lubonjës, fjalori dhe shprehja e kryeministrit Rama ishte një tendencë për rë mbytur çdo zë ndryshe ndërsa sulmoi gazetarët që janë kundër tij dhe opozitën.

“Rama përdori një gjuhë tejet agresive sidomos ndaj medias. Duhet të kishte reflektim. Se problemet që flasim ne derrat dhe kadrinjtë janë reale. Ky për 750 mijë euro nxorri 100 petritat e Tom Doshit dhe donte të digjte kryeministrinë. Ky këtu i dalin 20 milionë euro të vjedhura haptazi dhe s’ka asgjë dhe quhen kadri. Këto janë gjëra që tregojnë grahmat e fundit të Edi Ramës. Kjo më bëri  më shumë përshtypje te fjalimi. Për të mos folur bëjmë një selfie këtu.” – tha Lubonja.

Më tej ai shtoi se presidenti Meta duhet të reagojë për situatën në të cilën ndodhet vendi si dhe ndaj sulmeve ndaj tij.

“I kam ndjekur deklaratat e presidentit Meta. Mendoj se ai duhet të reagojë më shumë për situatën në Shqipëri. Meta duhet të reagojë edhe për ato gjëra që fliten për Shqipërinë, për trafikun e drogës që bëhet në vend, për pastrimin e parave që bëhet me kullat në kryeqytet. Kjo sepse presidenti Meta, duke qenë në këtë pozicion ka informacione edhe nga shërbimet sekrete dhe di më shumë për situatën”. – shtoi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *