Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Levan, makina bie në kanal


Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Levan.

Një automjet tip Land Rover ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Liqenit’, duke përfunduar në kanal.

‘Automjeti tip Land Rover me targa AA 129 NS ka pësuar dëme të shumta materiale ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar’, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *