Vendosni fjalën kyçe....

Ku është Fatos Nano? Ish-lideri nuk duket në Kongresin e PS-së


Eksponentë të Partisë Socialiste gjatë kësaj jave i kushtuan shumë rëndësi ftesës që i bënë ish-kryeministrit Fatos Nano, duke nxituar se ai e kishte pranuar ftesën dhe do merte pjesë në Kongresin e sotëm.

Por deri më tani Nano nuk është dukur dhe rrjeti ka nisur talljet me kryeministrin Rama.

Elisa Spiropali vetëm një ditë më parë tha se Nano do të ishte por nuk do të merrte fjalën.

“Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish-kryeministrit, ish-liderit të kësaj partie si dhe u është bërë. Nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë. Ne këtë kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme.”, tha Spiropali.

 Një deklaratë të ngjashme bëri edhe Taulant Balla pak ditë më parë. Megjithatë, seanca e tretë e Kongresit të PS-së nis në orën 15:00 dhe përfundon në 15:00. Mbase Nano paraqitet në momentet e fundit të këtij aktiviteti të rëndësishëm për Ramën dhe socialistët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *