Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet në ERTV: Isha në Berlin për punë, do përgjigjen në gjyq për sajesën e sëmundjes


Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish në ERTV, këtë herë për “të larë baltën” e krijuar në vend nga disa medie rreth vizitës së tij në Berlin për të cilën u përfol se kishte shkuar për arsye shëndetësore.

Në përgjigjen e tij Rama përgënjeshtron këtë lajm dhe kërcënon me gjyq për shpifje të gjithë ata që aluduan rreth shëndetit të tij .

Rama u shpreh se vizita e tij në Berlin dhe më pas në Paris ishte për qëllime puno joformale për të takuar zyrtarë të lartë evropianë dhe ish-kryeministra me qëllim sipas tij për të pastruar “shfaqet e dëshpërimit që transportojnë në botë pseudo-protestat”.

Po isha për hall në Berlin, por jo për shëndetin tim. Për t’i shpjeguar arsyet e pamjes së shëmtuar që kundështarët me shfaqjet e dëshpërimit po transportojnë në botë me pseudo-protestat e tyre.  Nuk ishte një vizitë zyrtare por ishte një vizitë jo formale pune me ish-presidentë e ish-kryeministra e zyrtarë të lartë.

Fatkeqësisht shumë miq, këtu dhe jashtë, u shqetësuan nga lajmi i atakutit im në zemër nga kjo sajesë e kazanit tonë rrugëhumbur. Qesha me historinë e sëmundjes sime. Të bësh opozitë nuk do të thotë të sajohen lajme për sëmundje, do të thotë të kesh prekur fundin. Do të thotë të mos kesh më alternativë as atë element njerëzilliku nuk e kanë. Madje as kafshët është gjynah ti krahasosh me ato që sjell këtu.

Keqardhje për shqetësimin që i është krijuar çdokujt dhe atyre që shkruajnë në këtë faqe, i mëshiroj ata që sajuan këtë histori. Duke qënëse ndryshe nga kafshët për ta ka ligje që i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do iu kërkoj që të përgjigjen me gjyq dhe të paguajnë për sajesën që shqetësoi një dynja”- u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *