Vendosni fjalën kyçe....

Basha kujton 22 marsin 1992: Vendi në udhëkryq, të mbyllim atë që u nis 27 vjet më parë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka kujtuar ditën e 22 marsit 1992, ditë kur janë mbajtur të parat zgjedhje pluraliste në Shqipëri. Ai shkruan në faqen e tij në “Facebook” se me 22 mars shqiptarët fituan lirinë.

“Më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur.” – shkruan Basha.

Ai shton se vendi është në udhëkryq dhe është në dorën e shqiptarëve që të të përmbyllin atë që nisi me 22 mars për ta bërë Shqipërinë europiane.

“Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane! #ShqipëriaSiEuropa.” – shton Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *