Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Gati të sakrifikohem si Salvador Aljende, vetëm mos të instalohet juntë ushtarake


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend.

Meta këtë deklaratë e ka bërë nga qyteti i Pogradecit, ku ndodhet në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

Meta tha se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende vetëm për të mos lejuar instalimin e një “junte ushtarake” siç e quajti ai.

“I kam dhënë argumentet për krizën. Nuk kemi gjykate kushtetuese. Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale. Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bëre çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *