Vendosni fjalën kyçe....

ZDF: Protesta kundër Ramës në Shqipëri, kërkohen zgjedhje të reja


Kanali televiziv gjerman, “ZDF”, i ka kushtuar një tjetër reportazh protestave në Shqipëri.

“Zemërimi i tyre rritet protestë pas proteste. Në Tiranë protrestojnë dhjetëra mijëra persona kundër qeverisë, protesta që udhëhiqen nga qeveria.” – thekson gazetarja në hyrje të reportazhit.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaron se kryeministri Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend dhe nën drejtimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës.

“Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, sistemin e drejtësisë dhe mediat. ai është një autokrat i korruptuar dhe nën qeverisjen e tij Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madhe të drogës.”

Akuzat më të fundit kanë të bëjnë me blerjen e votave nga përfaqësues të qeverisë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja. Një nga protestueset tregon se të rinjtë ikin nga vendi pasi janë të pakënaqur këtu. Nuk kanë asnjë të ardhme.

Sipas saj qeveria mendon vetëm për veten e saj dhe vjedh ndërsa shton se vitin e fundit janë rritur taksat, çmimi i energjisë është dyfishuar si dhe ai i ushqimeve është rritur.

Kryeministri Rama nga ana e tij nuk ka asnjë mirëkuptim për protestat. Ai e hedh poshtë një mundësi për zgjedhje të parakohshme.

“Shumica e shqiptarëve na ka zgjedhur ne që ta qeverisim vendin deri në vitin 2021. Dhe një mandat nuk është lojë fati.” – citon “ZDF”, Ramën gjatë fjalës së tij në parlament.

Si çdo herë, edhe protesta e sotme u mbyll me thirrje. Shqipëria është ndarë thellësisht dhe kaosi politik është shumë pranë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ZDF


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *