Vendosni fjalën kyçe....

“Politika ka ndërhyrë në punën tonë” – Arta Marku në Shkodër


Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka shprehur shqetësim për ndërhyrjen e politikës në punën e prokurorisë.

Gjatë fjalës së saj në analizën e prokurorisë së Shkodrës, Marku, se prokuroria ka qenë në qendër të debateve dhe konflikteve politike.

Ajo u ka bërë thirrje punonjësve të organit të akuzës, që të mos e shohin vettingun si ndëshkim.

“Ky ka qenë vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi do të thotë përgjegjësi e shtuar, nuk do të thotë kaos, ndaj kërkoj me shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim.

Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtarëve. Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona, por ju keni vazhduar punën tuaj. Shpeshherë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo padyshim që ka ndikuar në punën tuaj. Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qenë prokuroria. Politika i ka dhënë të drejtën vetes për të gjykuar çdo çështje tonën.” – ka thënë Marku gjatë analizës së prokurorisë së Rrethit Shkodër, citon Syri.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *