Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me bombë pranë xhamisë në Kabul, dy civilë të vrarë


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të dielë pranë një xhamie në kryeqytetin afgan, duke i marrë jetën të paktën dy personave.

Një zëdhënës nga ministria e brendshme, Qari Sayed Khosti, tha për AFP: “Informacioni ynë fillestar tregon se dy civilë u vranë dhe tre u plagosën në shpërthim.”

Shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Luftëtarët talebanë nuk u dëmtuan nga sulmi, tha zëdhënësi i talebanëve, Bilal Karimi për Associated Press.

Ata që u vranë në sulm ishin civilë jashtë portës së xhamisë. Por ai nuk dha një shifër për numrin e të vrarëve dhe tha hetimi ishte duke vazhduar.

“Kam dëgjuar zhurmën e një shpërthimi pranë Xhamisë Eid Gah, e ndjekur nga të shtëna me armë.”- tha Abdullah, një dyqanxhi aty pranë.

Ai shtoi se talebanët kishin bllokuar rrugën pak para se të ndodhte shpërthimi.

MË pas spitali tha në “Twitter” se katër pacientë po trajtoheshin. Askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi të menjëhershme për sulmin.

Sidoqoftë, që nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët në mes të gushtit, sulmet kundër tyre nga luftëtarët e lidhur me ISIL janë shtuar. Kjo ka ngritur mundësinë e një konflikti më të gjerë midis dy grupeve.