Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen me makinë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij italian (FOTO)


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe shoku i tij.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, aksidenti ka ndodhur të djelën, rreth orës 19:00. Shqiptari 20-vjeçar Juendi Xhani dhe italiani Guiseppe Troisi po udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday.

Audi A4’ u përplas me makinën tjetër, pastaj doli nga rruga. Bashkë me ta në makina kanë qenë edhe dy vajza që mbeten të plagosura.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 vjeçare.

Juendi Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *