Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet gjendja e mjekut të dhunuar në Lezhë, i kanë thyer kockat e fytyrës


Zbulohet gjendja e mjekut të dhunuar sot në spitalin rajonal të Lezhës, Zef Doda. Mësohet se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Ai do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë, për shkak të këtyre dëmtimeve të rënda në fytyrë.

Në vazhdim pritet që mjekët të vendosin nëse do të jetë e nevojshme që Doda t’i nënshtrohet një operacioni apo jo.

Zef Doda punon si mjek dermatolog në spitalin e Lezhës. Ai u godit sot me mjete të forta dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Dyshohet se mjeku është goditur nga i afërmi i një pacienti, një 24 vjeçar me inicialet E.LL.

“Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e  Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.”, thuhej fillimisht në njoftimin e policisë.

 Ky është rasti i dytë që raportohet sot për dhunë ndaj bluzave të bardha. Më herët u zbulua se një tjetër mjee ishte dhunuar mbrëmjen e kaluar në QSUT.

Mjeku Zef Doda


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *