Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes artistëve: Jo thjesht imazh, Shqipërinë e katandisën në gomë të djegur!


Një përplasje në distancë ka ndodhur mes dy artistëve Saimir Pirgu dhe Neritan Liçaj, lidhur me protestat e opozitës.

Në një intervistë për Top Channel”, tenori i cili ndodhet këto ditë në Tiranë, në kuadër dhe të Samitit të II të Diasporës, tha se do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin që ka shkaktuar një gomë e djegur në imazhin e Shqipërisë.

‘Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.’, janë fjalët e tenorit Saimir Pirgu.

Mirëpo kjo deklaratë e Pirgut ka ngjallur revoltë te artisti tjetër, aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili ndryshe nga i pari përballet çdo ditë me realitetin në vend. Liçaj, i bën thirrje tenorit të mos shqetësohet për imazhin e Shqipërisë, por për realitetin. Pasi sipas tij nuk është thjesht imazh, por Shqipëria është e katandisur në “një gomë të djegur”.

“Saimir Pirgu!Mos u merakos per imazhin e shqiperise se gomes se djegur!Shqiperin e katandisen ne gome te djegur…
Kete po ta thot nje artist qe nuk ka famen tende (krenar qe ti e ke,vertet), por nje artist qe pavaresisht se nuk e ka ate cka ti ke, lufton per ate cka ti nuk ke kurajo ta shohesh… realitetin… prandaj te pyes… kush ka me rendesi…realiteti apo dukja?! E verteta,apo imazhi?!
Ka dy lloj artistesh ne kendveshtrimin tim modest, artist!
Te paret ata qe e shohin artin si nevoje te brendeshme, te sinqerte, te vertet per te shprehur ndjesite, emocionet, mendimet etj, dhe te dytet qe e shohin si pasqyre ku duhet te shohin refleksin e tyre “te pacenueshem” ne art! E thene thjesht narcizet.
Mos u bej i dyte. Rrespekte.
Bashkekombasit e tu nder ta dhe une vuajne vertet, ndersa ti merakosesh si do dukesh ti ne syte e kolegeve te tu?! Si do te duket Shqiperia”jote”, qe djeg goma?!
Tha them une! Do duket Shqiperia qe djeg goma! Kaq e thjesht eshte!
Jeta e nje kombi eshte jeta e tij jo dukja dhe imazhi! Imazhi eshte iluzion ne fund te fundit!”, shkruan Liçaj.

Kujtojmë se Neritan Liçaj është një prej artistëve aktivë që prej më shumë se një vit proteston për të mbrojtur nga shembja Teatrin Kombëtar, ndërsa është solidarizuar edhe me kauza të tjera, si ajo e banorëve të Astirit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *