Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi “lojëra fjalësh”: Jo shkëmbim territoresh, po korrigjim kufijsh


Në Samitin e Diasporës që mbahet sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se kurrë nuk do ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje tha se shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është “Pazar” dhe nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Por ai shtoi se korrigjim kufijsh duhet të bëhet, pa cënuar territorin e vendit.

 “Shkëmbimi i territoreve. Keni dëgjuar shumë këto, por kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe dhe askush nuk do të lejohet të bëjë pazar me kauzë kombëtare. Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Milloshevic. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territori  Kosovës.”- tha Thaçi.