Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Zall Herr, dyshohet se komandoja plagosi një 26 vjeçar


Të shtëna me armë janë regjistruar në Zall Herr.

Dyshohet se një komando ka plagosur me armë një 26-vjeçar pas një konflikti për motive të dobta.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Klodian Beshiri, me detyrë komando Zall Herr.

Mësohet se dy personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, 34-vjeçarit Beshiri, dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.

Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *