Vendosni fjalën kyçe....

“Qindra pasaporta të “vjedhura” për 2 milionë euro, në duart e grupeve terroriste të ISIS dhe mafies”


“Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!”, denoncon këtë të diel ish-kryeministri Sali Berisha.

Përdorimi i tyre, sipas tij, nga ISIS-i dhe mafia shqiptare, të marra për 2 milionë euro kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ditë më parë disa pasaporta shqiptare u bllokuan nga autoritetet greke në një autobus të linjës Tiranë-Athinë.

DENONCIMI I PLOTË I BERISHËS:

“Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *