Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Ramës/ Nga opozita do bllokojë negociatat, te zgjidhja e ofruar


Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme doli në një deklaratë për shtyp për herë të parë pas ngjarjeve në vend ku opozita në pak ditë ka zhvilluar dy protesta masive dhe deri te vendimi i pa ndodhur më parë që ishte lënia e mandateve parlamentare.

Me këto vendime duket se jeta parlamentare do vazhdojë pa opozitën me një mazhorancë që nuk do ketë asnjë përballë në Kuvend.

Në deklaratat e tij Rama sot anatemoi opozitën se me vendimin e saj, vendi rrezikon hapjen e negociatave. Por Rama në deklaratën e tij tregoi edhe mënyrën se si mund të dilet nga kjo situatë duke ofruar dialog për kundërshtarët e tij politikë.

Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, e dëmshme për jetën politike, kjo është një zgjedhje destruktive, fatkeqësia e këtij vendi që goditet nga bijtë e vetë. Kjo mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave këtë vit ashtu si pamjet e turpshme të së shtunës që bënë xhiron e botës. Nuk jam për të fajësuar opozitën aspak, nuk jam i qetë që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë SHBA dhe BE”-deklaroi Rama.

Zgjedhjet do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon. Ne do shërbejmë me përulësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata që ikën do bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë të pamundurën të bashkojmë më shumë”-tha Rama./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *