Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria vegël qorre e Ramës, s’nis hetimet ndaj Agim Hoxhës që dhunoi gratë te Bregu i Lumit” – LSI


Prokuroria ka vendosur të mos nisë hetimet ndaj shefit të Komisariatit 4 në Tiranë, Agim Hoxha, i cili u padit nga LSI-ja lidhur me dhunën e ushtruar ndaj grave të Bregut të Lumit, në aksionin për prishjen e shtëpive në muajin prill.

Në një reagim, ish-deputetja e kësaj force politike, Caka, e ka quajtur prokurorinë vegël qorre të qeverisë, pas kualifikimit të veprimeve të Hoxhës si të ligjshme dhe të drejta.

Caka thekson se beteja me kriminelët e veshur me pushtet e uniformë do vijojë deri në fund.

“Prokuroria u bë sërish vegël qorre e Qeverisë!!!

Pas kallëzimit penal të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Kreut të Komisariatit Nr. 4, Tiranë, Z. Agim Hoxha, për ushtrim dhune ndaj grave banore, Prokuroria vendos të mos nisë hetim penal!?

Gjithë Shqipëria, nëpërmjet raportimit të medieve, e dëgjoi dhe e pa me zë e figurë kur kreu i Komisariatit Nr. 4, Tiranë, qëllonte mbi gratë e “Bregut të Lumit”, ndërsa Prokuroria shurdhe dhe qorre, nuk i konsideron dhunë veprimet e tij, madje i kualifikon si veprime të ligjshme dhe të drejta.

Ju ftoj të lexoni argumentimin sa idiot, aq edhe të verbër të Prokurorisë, e cila vërtetoi edhe një herë se drejtësia e reformuar funksionon vetëm për të varfërit e të thjeshtët; për kriminelët, pushtetarët e korruptuar dhe policinë e inkriminuar, Prokuroria funksionon si strehë dhe si shpëtimtare!

Asgjë nuk merr fund këtu; beteja jonë me kriminelët e veshur me pushtet e uniformë do të vazhdojë dhe shumë shpejt, jo vetëm që nuk do të fitojnë e do të dënohen, por do t’i zënë edhe mallkimet e atyre grave e nënave, shpirtin e të cilave i kanë helmuar!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *