Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të shtunën kryeministria mund të merrej për 10 minuta por nuk ishte në planet e opozitës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se në protestën e së shtunës kryeministria mund të merrej për 10 minuta por kjo nuk ishte në planet e opozitës.

“ Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme. Mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese ushtarake. Kjo gjë ndodhi në mënyrë permanente. Qëllimin protesta e arriti. E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës”- u shpreh Kryemadhi në emisionin 360°.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *