Vendosni fjalën kyçe....

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, parlamenti refuzon projektbuxhetin e qeverisë


Parlamenti i Spanjës ka hedhur poshtë projektbuxhetin e vitit 2019, duke i dhënë një goditje të madhe kryeministrit Pedro Sanchez dhe duke rritur mundësinë për zgjedhje të parakohshme në vendin iberik.

Një mori e partive rajonale të pakicave, duke përfshirë edhe katalanasit, refuzuan të mbështesin pjesën vendimtare të legjislacionit dhe votuan kundër propozimit të paraqitur nga kabineti socialist i Sanchez.

Kryeministri kishte deklaruar më herët se nëse buxheti i vitit 2019 nuk do të miratohej, ai do të thërriste zgjedhje të parakohshme në mes të prillit.

Socialistët e Sanchez, që kanë 84 nga 350 vendet në parlament, u mbështetën fort tek votat e partive baske dhe katalanase gjatë votimit të buxhetit, siç bënë kur morën pushtetin nga Partia Popullore Konservatore në një votëbesim të vitit të kaluar.

Por nacionalistët katalanas ishin të pakënaqur me qeverinë që po heziton të diskutojë çështjen e pavarësisë për rajonin e tyre të pasur, duke votuar kundër projekt-ligjit të buxhetit.

Nga kryeministri nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar por sipas mediave spanjolle, pritet që zgjedhjet të zhvillohen në mesin e muajit prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *