Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës bllokojnë Doganën: Rama e Veliaj, ikni nga Shqipëria! (FOTOT)


Banorët e Unazës së Re kanë vijuar me protestën kundër projektit që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Por sot ata nuk janë të vetëm. U janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë të Tiranës, të cilët nuk janë banorë të zonës, por janë solidarizuar me kauzën e tyre.

Në ditën e 103-të të protestës së tyre, banorët e Unazës brohorasin në kor:“Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria” dhe “Edi Rama o zagar, do të tërheqim me litar”, aspo “Te sheshi, te sheshi, ta hedhim qelbësirën”.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, ndërsa ftojnë edhe qytetarët e tjerë, jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë që t’u bashkohen.

Në protestën e sotme, i pranishëm ishte si zakonisht edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili tha se kjo qeveri mbahet në këmbë vetëm nga bandat, por bandat nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Protesta e 16 shkurtit nuk është protestë partiake por kombëtare”, theksoi ai.

Protesta e sotme është zhvendosur tek rreth-rrotullimi i doganës, ose ndryshe tek “ish-sheshi Shqiponja”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në 4 drejtime të ndryshme.

“Vij si qytetar që protestoj kundër të keqes. Duhej të ishim kujtuar që kur Edi Rama ngriti çmimin e naftës, që të vinim këtu të bllokonim rrugën, që kur ngriti çmimin e gazit, kur ngriti taksat. Por ne nuk u ngritëm. Duhej të na prekte tek shtëpitë që atëhere të kujtoheshim të dilnim në rrugë”, tha një nga qytetarët që i është bashkuar sot për herë të parë kësaj proteste./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *