Vendosni fjalën kyçe....

FRPD anëtarësohet në organizatën zyrtare të studentëve të PPE-së


Forumi rinor i PArtisë Demokratike është anëtarësuar zyrtarisht në organizatën e studentëve demokratë europianë EDS.

Lajmin e ka dhënë kreu i FRPD, Belind Këllici, i cili shprehet se ky forum ishte i vetmi u pranua si anëtarja më e re e EDS-së dhe me vota unanime.

“Me kenaqesi dua te ndaj me ju lajmin e shkelqyer qe Forumi Rinor i Partise Demokratike u anetaresua zyrtarisht ne organizaten e studenteve demokrate europiane EDS – organizata zyrtare e studenteve te Partise Popullore Europiane.

Ne aktivitetin e titulluar ”Universiteti i Dimrit” i mbajtur ne Barcelone, u vleresua levizja studentore ne Shqiperi dhe u ofrua ndihma e kesaj organizate ndaj studenteve shqiptare ne realizimin e kerkesave te tyre te prezantuara nga drejtuesit e FRPD. Ne kete aktivitet kishin aplikuar disa organizata rinore per anetaresim, ku me vote unanime FRPD ishte e vetmja organizate qe u pranua si anetarja me e re e EDS.”, thotë Këlliçi.

Sipas kreut të FRPD-së, anëtarësimi në këtë organizatë do të jetë një mbështetje e madhe për rininë shqiptare.Ai shpreh falenderimet e tij për organizatat rinore që mbështetën anëtarësimin e FRPD-së në EDS.

“Anetarsimi ne kete organizate eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme nga grupi me i madh politik i Europes per studentet, per rinine shqiptare, te sotmen dhe te ardhmen tone. Se bashku me EDS, FRPD do te hartoje nje program bashkepunimi mes studenteve shqiptare dhe atyre nga vendet Europiane per te fituar njohuri, eksperience por dhe rritur mundesite per suksese e karriere personale.

Sic ka thene dhe Dr. Hans-Gert Pottering, ish Kryetar i Parlamentit Europian, “Organizatat e rinise si Studentet Europiane Demokrate, kane nje rol vecanerisht te rendesishem per te luajtur, pasi te rinjte do te formesojne Europen e se nesermes”. Por per ne sic deshmoi dhe protesta studentore, te rinjte kane nje rol te rendesishem per Shqiperine e sotme e qe eshte percaktuese edhe per te ardhmen e vendit neser.

EDS eshte organizata studentore me e madhe dhe e rendesishme ne Europe duke perfaqesuar 40 organizata rinore Europiane e miliona studente. EDS ka gjithashtu nje rrjet te gjere bashkepunimi me organizata studentore nga e gjithe bota.

Nje falenderim i vecante shkon per te gjitha organizatat rinore Europiane qe mbeshteten me voten e tyre kandidaturen tone, Kryetarin e FRLDK Fidan Rekaliu per suportin dhe lobimin pro nesh nga dita e pare, sekretarin per marredheniet me jashte te FRPD Besart Xhaferri per punen e palodhur dhe ne menyre te vecante Imanuel Caushin, studentin ekselent te drejtesise ne nje nga universitetet me te mira te Londres, i cili do te jete edhe perfaqesuesi i FRPD ne EDS”, shkruan Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *